×
  • Sport
  • Sport

    Tovërlani “shpërthen” në kritika ndaj klubeve kosovare: Çurani nuk mbahet për natën e Bajramit

    FrontOnline
    29 Maj 2021

    Me ndeshjen që u zhvillua sot ndërmjet Trepçës ’89 dhe Dukagjinit në barazh për Superligën e Kosovës në futboll i është vu perdja edicionit 2020/21.

    Ky kampionat solli shumë emocione, momente të bukura, lojë të mira por edhe zhgënjim e akuza. Në fund skuadrat që festuan ishin Prishtina kampione dhe Llapi e Drita që siguruan pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare, derisa Besa, Arbëria e Trepça ’89 i dhanë lamtumirën elitës së futbollit.

    Me t’u mbyllur gara, klubet i kanë dërguar futbollistët në pushim, por e keqja është se edhe vetë drejtuesit e skuadrave po pushojnë. Kjo sipas trajnerit të mirënjohur, Afrim Tovërlani është gabim, pasi skuadrat qysh në këtë kohë duhet t’i bëjnë planet e punës për edicionin e ri, e jo të mbesin deri në ditën e fundit.

    Ballkani e Feronikeli janë dy skuadra të mëdha por që ende nuk i kanë zyrtarizuar trajnerët për edicionin e ri, madje edhe me disa lojtarë nuk e kanë të qartë nëse do t’u mbeten apo do t’u largohet. Kjo praktik sipas Tovërlanit është e gabuar.

    Jemi dëshmitarë të skuadrave të mëdha evropiane të cilat pothuaj as dy ditë nuk mbesin pa trajnerë, me t’u larguar njeri, menjëherë e zyrtarizojnë tjetrin, nuk duan humbje kohe, gjë e cila nuk po ndodh edhe tek ne.

    “Klubet serioze me të përfunduar gara nisin organizimin për edicionin e ri. Në këtë kohë trajneri i bënë planet se cilët lojtarë i duhen për përforcime, cilët duhet liruar nga skuadra. Nuk duhet pritur në momentet e fundit të nisin të kërkojnë lojtarë, pasi atëherë është shumë vështirë, por ja që tek ne kjo ndodh shpesh. Duhet ta kuptojmë se nuk punohet sot për nesër, çurani nuk ruhet për natën e Bajramit”, ka thënë njëri nga trajnerët më të trofeshëm në vendin tonë Afrim Tovërlani për Demokracia.com.

    Emri i “Tokit” është përmendur si një mundësi për ta marrë drejtimin e Ballkanit, por kjo gjë duket se është vetëm në fazën e spekulimeve, pasi i pyetur nëse ka vendos se ku do të punojë në pranverë, Tovërlani ka qenë shumë i qartë. “Jo nuk kam vendos ende asgjë”.  

    Nga Rubrika
    Sport18 Nëntor 2024
    Është në moshën 39 vjeçare, por ofertat për sulmuesin portagez nuk mungojnë, madje as golat dhe synimet për vendosjen e rekordeve Sipas...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Sport17 Nëntor 2024
    Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, e Florent Muslija i mundësuan një futbollisti të vogël të ndajë çaste me ta, para stërvitjes së fundit...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka reaguar pas përmendjes së tij nga Kryeministri Albin Kurti lidhur me debatet për doracakët për mësimdhënës...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Në vitin 2025, shumë pagamarrës do të shohin rritje të pagave të tyre. Megjithatë, rritjet mund të mos jenë të mjaftueshme për...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij më të fundit, ka thënë se sulmet “nuk janë kryer me fjalë” dhe se...
    Vip17 Nëntor 2024
    Edi e ka pranuar se Sara është e vetmja femër që ai pëlqen brenda shtëpisë më të famshme në vend. ”Është has...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton për tubimin në hapësirat e Teatrit “Adriana Abdullahu” për siç e quan “një takim...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli i është kundërpërgjigjur ministrit Faton Peci, pasi ky i fundit tha se e ka parë emrin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.