Në kuadër të Superligës së Kosovës, dje (e diele) u zhvilluan dy ndeshje interesante, të cilat morën shumë vëmendje në opinion, raporton FrontOnline.
Drita mundi Llapin pa shumë vështirësi në Podujevë me rezultat 2:4, kurse Prishtina fitoi në Skënderaj ndaj Drenicës me rezultat minimal, 0:1.
Trajneri i mirënjohur shqiptar, Afrim Tovërlani i ka komentuar dy ndeshjet në fjalë, derisa thotë se nuk pa “dëshirë dhe entuziazëm” te skuadrat vendase.
Tutje, ai tha se “dikujt matematikat” në fund të edicionit nuk do t’i dalin.
“Sot (dje) befasisht nuk kam parë adrenalinë, as deshirë e as luftë nga skuadrat vendase”, ka thënë Tovërlani në “Dueli Sportiv”, duke vazhduar:
“Si te Llapi ndaj Dritës e si tek Drenica ndaj Prishtinës. Drita erdhi tek fitorja shumë më lehtë sesa që kemi pritur. Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë”./FrontOnline/