Manipulimet dhe kurdisjet eventuale në futbollin e Kosovës kanë qenë tema kryesore e ditëve të fundit.
Në lidhje me një fenomen të tillë ka folur edhe trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, shkruan FrontOnline.
Ai ka thënë publikisht që nuk dëshiron të jetë pjesë e klubeve që bëjnë matematika për ta fituar kampionatin.
“Një sen po e them publikisht, çdo kryetar, çdo klub, që nuk ka qef me lujt futboll qysh duhet kurrë mos në jetë mos të më ftojnë”, ka thënë Tovërlani në “Dueli Sportiv”.
“Kurrë në jetë nuk do jem anëtar i një klubi që dëshiron me kalkulime me fitu. Nuk jam trajner nëse ma fitojnë më kalkulime, pra publikisht po e them, asnjë klub, asnjë kryetar apo kryesi të mos më ftojnë nëse nuk e ka ndërmend me punu për futboll”, tregoi ai.
“Unë tërë jetën futbollit nuk ia kam kushtuar me hi në kalkulime”, ka deklaruar Tovërlani.
“Toki” që nga largimi i tij nga Feronikeli është i pa punë.
Në të kaluarën, trajneri prishtinas ka qenë trajner i Prishtinës, me të cilën ka fituar tre tituj kampioni./FrontOnline/