×
  • Lajme
  • Lajme

    Totaj i kundërpërgjigjet Kurtit: Askush nuk është kundër askujt

    FrontOnline
    18 Nëntor 2021

    Kryetari i zgjedhur i Prizrenit Shaqir Totaj, në një intervistë në rubrikën Sytë 7 në Klan Kosova i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se të gjithë partitë janë bërë bashkë kundër Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale.

    Totaj tha se askush nuk është kundër askujt.

    Ai tha se qëllimi se pse janë bërë bashkë në Prizren ishte nevoja për ndryshim.

    “Unë e kam theksuar edhe më herët që Prizreni e ka identifikuar nevojën për ndryshime. Prandaj në raundin e parë 60 përqind e votuesve kanë votuar për ndryshime, kurse këtë deklaratën e kryeministrit Kurti e kisha riformuluar. “Askush nuk është kundër askujt”. Nëse ne jemi bërë bashkë, jemi bërë për interes të Prizrenit dhe nuk jemi kundër askujt as kundër Haskukës dhe aq më pak kundër Kurtit. Objektivi ynë është ngritja e cilësisë së jetës në Prizren dhe jo të bëhemi kundër dikujt”.

    Shaqir Totaj deklaroi se përveç koalicioneve zyrtare që PDK ka pasur me AAK-në dhe Nismën, atë e ka mbështetur edhe elektorati i LDK-së.

    “Ne do të kemi këtu qasje konstruktive ndaj Asamblesë dhe ndaj asamblistëve të votuar. Për momentin Partia Demokratike e Kosovës i ka 11 asamblistë dhe koalicionet që ne veç i kemi të nënshkruara para balotazhit me AAK-në dhe ne Nismën, aty janë pesë asamblistë që në total bëjnë 16 asamblistë. Mirëpo ne planifikojmë të zhvillojmë bisedime edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës, sepse gjatë fushatës edhe me nuk kemi pasur koalicion elektorati i tyre na ka përkrahur me votë. Pas bisedimeve me lidershipin e partisë nuk përjashtohet mundësia që të kemi edhe koalicion në mënyrë që të operojmë më lehtë në Asamble, sepse shumë ide dhe shumë projekte duhet të votohen aty”.

    Ai për kryetar të Prizrenit ka garuar kundër Mytaher Haskukës, të Lëvizjes Vetëvendosje duke arritur të triumfojë në raundin e dytë.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Stacioni Policor në Rahovec ka bërë të ditur se më 3 korrik ka pranuar informata se në rrugën “UÇK” në këtë komunë...
    Lajme16 Korrik 2025
    Të enjten parashikohet fillimisht mot me diell dhe vranësira, i cili në orët vijuese të ditës do të pasohet nga një front...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kulmet e dy ndërtesave në lagjen e Muhaxherëve, në afërsi të Parkut të Qytetit,  Prishtinë janë përfshirë sonte nga zjarri, duke shkaktuar...
    Të tjera
    Lajme16 Korrik 2025
    Nesër me 17 korrik do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit. Kjo do të jetë përpjekja e 48-të për konstituimit të Kuvendit,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar që një ndërtesë në Prishtinë pranë Parkut të Qytetit është përfshirë nga zjarri. Lajmin për FrontOnline,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Është përfshirë nga zjarri një ndërtesë banimi në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë. Front Online ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Front Online ditë më parë ka njoftuar për qindra tendere të fituara nga kompania Meditech. Sipas hulmtimit të Front Online, kompania farmaceutike"Meditech",...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nuk kandidon i pavarur në zgjedhjet lokale dhe se është pjesë e PDK’së. Lladrovci në...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se zjarri i mbrëmshëm që përfshiu dy depo në zonën industriale të Lipjanit po hetohet si rast...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.