Reperi Tory Lanez është shpallur fajtor për gjuajtën me armë drejt yllit të hip-hopit, Megan Thee Stallion, në vitin 2020.
Një juri në Los Angeles e dënoi kanadezin 30-vjeçar për gjuajte të pakujdesshme sulmi me armë zjarri gjysmë automatike dhe mbajtje të një arme zjarri të mbushur dhe të paregjistruar. Ai përballet me më shumë se 20 vjet burg.
Megan Thee Stallion, një reper 27-vjeçare fituese e çmimit “Grammy”, më herët dëshmoi se u qëllua në këmbë pasi doli nga një festë.
Lanez nuk tregoi asnjë reagim teksa u lexua vendimi. Atij i është caktuar masa e paraburgimit dhe do të dënohet më 27 janar.
Duke folur pas përfundimit të çështjes, një nga avokatët e Megan Thee Stallion u tha gazetarëve, “juria mori vendim të drejt. Jam mirënjohës që ka drejtësi për Meg”.
Reperja argumentoi se Lanez, emri i vërtetë i të cilit është Daystar Peterson, u tërbua pasi ajo kishte përçmuar talentin e tij muzikor.
Ajo i tha jurisë se kanadezi i kishte thënë të “vallëzonte” përpara se të hapte zjarr.
Ajo gjithashtu dëshmoi se ai i kishte ofruar asaj një milion dollarë për të fshehur sulmin, reperja fillimisht tha në polici se kishte prerë këmbët në xhami.
Lanez mohoi akuzat në lidhje me një mosmarrëveshje me kolegen e tij artiste dhe avokati i tij, George Mgdesyan, argumentoi pa sukses se hetimi kishte dështuar.
Megan Thee Stallion – e cila fitoi një Grammy për artisten më të mirë të re në 2021 – është më e njohur për hitin e saj “Savage”, ku shfaqet edhe Beyonce. /Telegrafi/