Kosova ka pësuar humbje dinjitoze nga superfuqia botërore e futbollit, Spanja.
Në “La Cartuja” të Sevillës, Spanja ishte nikoqire e “Dardanëve”, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022″ i takoi Spanjës me rezultat 3:1.
Sulmuesi i Spanjës, Ferran Torres u shpreh i lumtur me fitoren e sontme ndaj Kosovës.
“Është lehtë të luash kur ke në skuadër një lojtar si Dani Olmo. Unë shënova gol. Kishim shumë raste, por hej… me rëndësi është që ne fituam”, ka thënë Torres.
“Ne ishim shumë të sigurt në vetvete. Ne e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, por jo nga ana jonë, sepse ne punuam shumë”, tregoi ai.
“Unë do të punoj shumë. Shpresoj të kem sa më shumë minuta për shtetin tim”, deklaroi Torres pas ndeshjes. /FrontOnline/