Makina e vitit vjen nga Koreja. Top Gear tradicionalisht zgjedh makinën më të mirë çdo vit në disa kategori, dhe këtëherë zgjedhja ra mbi modelin sportiv Hyundai i20 N.
Fuqizohet nga një motor 1.6 litërsh turbo me katër cilindra benzinë, i cili prodhon 204 kuaj fuqi dhe 275 Nm çift rrotullues.
Motori shoqërohet ekskluzivisht me një transmision manual me gjashtë shpejtësi dhe një diferencial mekanik me rrëshqitje të kufizuar, dhe fuqia transmetohet në rrotat e përparme.
Shpejtësia maksimale është 230 km/h dhe “qindëshin” e arrin në 6,7 sekonda të shkëlqyera.
Top Gear gjithashtu emëroi Hyundai-n si prodhuesin e vitit, falë modeleve të tilla si i20 N, i30 N, Kona N, Nexo dhe Ioniq 5 tërësisht elektrik./FrontOnline/