Publiku ka pyetur Vullnetin për top tre banorët e preferuar të tij brenda Big Brother VIP Kosova 3.
Ai tha se nuk dëshiron të komentoj se kush ka luajtur më mirë ose se kush është përkushtuar më shumë, por që do jap emrat e tij të banorëve të preferuar.
Vullneti përmendi Sarën, Drenushën si dhe Drilonin ku për secilin kishte nga një arsye të veçantë, transmeton Klankosova.tv.
“E para është Sara, pasi ka qenë banorja e vetme që kam pasur siguri konstante në raportet e mija me të çka i kam tregu asaj dhe që i kam tregu për mënyrën se si jam ndjerë unë, dhe është personi i vetëm që ma ka ofruar këtë ndjenjë. E dyta, është Drenusha për arsye komplet tjetër, kjo është për çka kjo ka prezantuar në raport që ka qenë njëra nga gratë e para që ka guxuar me ardhë me një histori nga jashtë që ka mujt qysh javën e parë me i ardhë si një boomerang tepër i rëndë në kokë, dhe ka treguar një lloj karakteri edhe përkundër që e kam gjykua që i ka lënë fëmijët jashtë, gjithashtu ky fakt e ka bërë për mua të guximshme, unë i vlerësoj njerëzit shumë që përkundër që e dinë që zjarri është shumë i madh hyjnë shyt. Personi i tretë është shumë diskutabil, u kanë deri vonë Gresa por me situatën që ka ndodhë mes meje e saj, mua s’më pëlqejnë njerëzit që hakmerren direkt, dhe personi tretë është ndoshta për shkak të afërsisë gjeografike edhe për çka prezanton edhe që ka qenë personi që nuk jam kap është Driloni”, u shpreh Vullneti.
Për të parë më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim: