Avokati Tomë Gashi ka shfrytëzuar fitoren e VV’së në Podujevë për të goditur Agim Veliun dhe Milaim Zekën. Me këtë të fundit disa herë ai është përplasur disa herë në debate të ndryshme.
Gashi ka publikuar një foto të Zekës me Veliun në Facebook.
“Me znaqken mendon se mundesh! Por pastaj nuk mundesh! Se nuk te votojnë!”, shkroi Gashi në Facebook.
Edhe këtë herë avokati i është drejtuar Zekës me ‘znaçka’.