Tom Hanks ishte i ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel të martën dhe aktori ishte i mbytur nga emocionet teksa nderoi kolegun e tij të ndjerë nga filmi “Barefoot Buddies” dhe mikun e ngushtë Peter Scolari.
Përkatësisht, Hanks luajti me Scolarin, i cili vdiq më 22 tetor nga leukemia në moshën 66 vjeçare, në sitcom “Bosom Buddies” gjatë dy sezoneve në ABC, nga nëntori 1980 deri në mars 1982.
Gjatë bisedës me aktorin në emisionin “Live”, drejtuesi publikoi një regjistrim nga sezoni i dytë i atij seriali, për shkak të të cilit Hanks ishte mbytur nga emocionet dhe ishte në prag të qarjes.
Hanks tha se ai dhe Scolari e kanë kujtuar episodin e marsit 1982 “si një emision shumë të dashur”, sepse të dy kanë qenë vetëm në njërën gjysmë të episodit, ndërsa kolegët e tyre gjatë ditës e kanë incizuar pjesën tjetër veçmas.
“Piteri ka një familje të mrekullueshme, gruaja e tij Tracy ka fëmijë të mrekullueshëm dhe ne e humbëm atë për shkak të një sëmundjeje tinëzare. Prandaj faleminderit që na lejuat ta tregojmë”, tha Hanks me një zë të dridhur duke u përpjekur të mbante lotët./FrontOnline/