Tom Cruise duket se nuk dëshiron të ketë asnjë kontakt me ish-të dashurën Nicole Kidman pasi ylli i ‘Top Gun: Maverick’ mungoi në Oscar 2023 të dielën, më 12 mars, pavarësisht se filmi u nominua për gjashtë çmime.
Thuhet se ai donte të shmangte një “takim të vështirë” me Kidman, me të cilën u nda më shumë se 20 vjet më parë. “Tom nuk ishte aty sepse Nicole ishte aty dhe ai nuk donte që ata të ishin në kontakt ”, citohet të ketë thënë një burim për Daily Mail.
Megjithatë, njerëzit e afërt me Tom Cruise thanë se mungesa e tij nuk ishte “personale” dhe përkundrazi ishte rezultat i çështjeve të planifikimit.
Cruise dhe Nicole Kidman u martuan më 24 dhjetor 1990 dhe adoptuan dy fëmijë, Isabella dhe Connor.
Cruz bëri kërkesë për divorc në shkurt 2001, duke përmendur “dallime të papajtueshme”. “Ai e di, dhe unë e di pse, ne u ndamë”, tha Cruise për Vanity Fair në 2013./FrontOnline/