Ani pse rastet janë në rritje, ndryshimin e masave dhe mbylljen nuk po e sheh të duhur infektologu Ilir Tolaj.
“Ne aktualisht jemi në fazën e tretë, dhe kjo valë e tretë për Kosovën është pasojë e drejtpërdrejtë e fushatës parazgjedhore e cila ishte plotësisht e dezorganizuar në kuptimin e mosrespektimit të masave anti-covid. Me këtë numër në qoftë se ky trend vazhdon, në qoftë se nuk kemi një rritje të mëtejme ekstreme unë nuk rekomandoj masa të reja shtrënguese, ndoshta këshilla ime si profesionist do të duhej të ishte respektimi i masave ekzistuese ndoshta kufizimi i këtyre vendeve, ku po takohen shumë njerëz në të njëjtën kohë, siç janë klubet natës, muzika e gjallë, ose në përgjithësi në kafeteri ku nuk po respektohet kjo masë”, tha ai për Front Online.
A duhet të mbyllet Kosova? Këto janë rekomandimet e Ministrisë, infektologut dhe qytetarëve