Drejtori Menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Valon Tolaj, gjatë një emisioni televiziv ka folur për privatizimet e tokave në Kosovë, temë kjo e cila është përfolur mjaftë shumë Kohen e fundit pasi që u raportuat se një ari tokë është blerë 1 euro, raporton Portali FrontOnline.
Tolaj, tha se që nga themelimi i kësaj ndërmarrje në vitin 2003, të hyrat kanë arritur në 870 milionë euro.
“Me ligjin në fuqi 5 % e të gjitha të hyrave nga shitja shkojnë për kompensim të agjencisë, në një periudhë agjencioni ka pasur problem ta mbajë vetveten, nëse e shohim në total të hyrat që ka pasur agjencioni që nga themelimi shkojnë në 870 milion euro”, deklaroi Tolaj.