×
  • Lajme
  • Lajme

    Tolaj: Nëse s’vjen vala e re e virusit, i bie se shumica e kemi kaluar

    FrontOnline
    22 Shkurt 2021

    Infektologu Ilir Tolaj ka pohuar se nëse nuk vjen një valë e re e kovidit atëherë kjo gjë në mënyrë indirekte e vërteton që shumica e qytetarëve të Kosovës e kanë kaluar këtë sëmundje.

    “Duhet pritet edhe së paku një javë për të parë se a do të kemi ngritje të numrit të rasteve. Në qoftë se tash në javën që po vjen do të kemi ketë ngritje dhe do të jetë  kontinuele për çdo ditë do të kemi raste më shumë e më shumë, atëherë do të jemi në një situatë ku do të mund të konkludojmë se ndoshta jemi në një situatë ku do të kemi një valë tjetër të kovidit0-19 në Kosovë”.

    “Në qoftë se kjo nuk do të ndodhë atëherë është një vërtetim indirekt i faktit se shumica nga ne e kemi kaluar kovidin”.

    Ai po ashtu ka thënë që situata ende nuk është alarmante sa i përket numrit të personave të infektuar me kovid, mirëpo nëse një gjë e tillë ndodh atëherë Tolaj ia ka atribuuar këtë fushatave zgjedhore nga partitë të cilat nuk i kanë respektuar masat anti-kovid, njofton Klan Kosova.

    “Këto takimet në nivelin ministror me mediat praktikisht janë të ekzagjeruara” ka thënë Tolaj në Info Magazine të Klan Kosovës.

    “Aktivitet për pandeminë dhe aktivitetet anti-kovid duhet të jenë të vazhdueshme. Nuk ka nevojë as për media, as për televizor, as për salla të mdhaja, as për deklarata pompoze të asaj”.

    Sipas Tolajt, këto organizime nga ministria e japin një shije të hidhur dhe se askush nuk i merr seriozisht.

    “Kjo jep një shije shumë të hidhur që praktikisht politika, autoritetet shëndetësore  më shumë po kujdesen për imazhin e tyre se sa për gjendjen reale të shëndetit të popullatës dhe për gjendjen e pandemisë.

    “Praktikisht, politika, autoritetet shëndetësore, në këtë rast më shumë po kujdesen për imazhin e tyre se sa për gjendjen reale të shëndetit të popullatës dhe gjendjen e pandemisë”.

    “Edhe për këtë arsye mendoj se nuk janë produktive, nuk i merr askush seriozisht, dhe nuk i respekton askush se çka thonë”.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, deklaroi se edhe vet opozita nuk e beson që do të fitojnë në zgjedhjet e muajit...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe në Skenderaj Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi thoa se është e papranueshme forma se si ky pushtet e...
    Të tjera
    Vip14 Nëntor 2024
    Leo dhe Kevini gjatë kësaj mbrëmje kanë biseduar rreth Anës. Ana i ka dëgjuar dhe u afrua tek ta, ku dhe i...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka pritur sot në takim Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. Hargreaves përmes një shkrimi në...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhku, ka përshëndetur vendimin e Komunës së Prishtinës për ndalimin e përdorimit të Doracakëve...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Pas suksesit me romanin “Komploti” që hapi debate të shumta mes intelektualësh, shkrimtari Ben Blushi sjell librin më të ri për lexuesin...
    Sport14 Nëntor 2024
    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se po qe se Kosova dëshiron arritjen e vendit të parë në grup,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Njohësi i politikës amerikane, ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Marko Rubio është nominu për Sekretar Shteti nga Donald...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.