Drejtori Menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Valon Tolaj, gjatë një emisioni televiziv ka folur për privatizimet e tokave në Kosovë, temë kjo e cila është përfolur mjaftë shumë Kohen e fundit pasi që u raportuat se një ari tokë është blerë 1 euro, raporton Portali FrontOnline.
Ai tha se janë duke bashkëpunuar me komisionin hetimor të ngritur në Kuvendin e Kosovës, i cili është duke hetuar çdo proces të privatizimit.
“Nga perspektiva është shqetësuese ndërsa në aspektin ligjore ne e presim dhe çdo dyshim mund të sqarohet, ajo çka na ka bërë përshtypje është devijimi i debatit dhe fokusimi në disa tema që janë të parëndësishme, privatizimi është një temë serioze tash e 20 vite, na jemi në kontakt ditor me komisionin, jemi duke i dorëzuar të gjitha materialet të komisioni. Lista e privatizuesve nuk është ekskluzive pasi që ajo ka qenë që disa vite publike”, tha Tolaj.