Infektologu, Ilir Tolaj, që prej fillimit të pandemisë ka qenë zë ndryshe brenda komunitetit shëndetësor.
Tolaj ka thënë se Kosova ka kaluar pandeminë e COVID-19 më mirë se shtetet tjera, duke renditur disa nga arsyet.
Tolaj gjithashtu është shprehur i bindur që mos të ishte fushata e partive politike tejkaluar këtë fazë, dhe do të ishte e menaxhushme pandemia.
“Jam i bindur sikurse mos të kishte qenë fushata zgjedhore do ta kishim kaluar pa këtë fazë. Fushata e ka sjellë fazën e tretë, valën e tretë ndërsa kur e shikoj në tërësi situatën mendoj që ne relativisht mirë do të jemi në verë”, ka shtuar Tolaj.