Ka përfunduar në paqe kryendeshja e sotme në Serie A mes Fiorentinës dhe Juventusit.
Në “Artemio Franchi”, Fiorentina e ka ndalur me barazim 1:1 “Zonjën e Vjetër”, shkruan FrontOnline.
Për Fiorentinën fillimisht shënoi Vlahoviq në minutën e 29-të, kurse për Juventusin barazoi Alvaro Morata në minutën e 46-të.
Pas 33 javësh, Juventusi mbetet në vendin e tretë me 66 pikë të tubuara, kurse Fiorentina në vendin e 14-t me 34 sosh.
Nga ana tjetër, inteir e ka bërë hapin e madh drejt titullit kampion në elitën e futbollit italian.
Skuadra e Antonio Contes e ka mposhtur Veronën me rezultat minimal, 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për “Nerazzurrët” e shënoi Matteo Darmian në minutën e 76-të të ndeshjes.
Pas 33 javësh, Interi është lider me 79 pikë të tubuara, kurse Veorna ndodhet në vendin e dhjetë me 41 sosh./FrontOnline/