Një sulm me bombë në Helmand, që ndodhet në jug të Afganistanit ka shkaktuar vdekjen e 19 personave dhe plagosjen e 22 të tjerëve. Sipas mediave të huaja, disa persona të armatosur kanë sulmuar Universitetin e Kabulit, disa orë para hapjes së një panairi Libri Iranian.
Zëdhënësi i policisë së Kabulit ka thënë se shumica e të viktimave ishin studentë. Forcat afgane të sigurisë rrethuan zonën dhe të gjitha rrugët që të çonin në universitet dhe kanë bërë të mundur ndalimin e sulmit.
“Sulmi ka mbaruar, por fatkeqësisht 19 njerëz janë vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur,”– ka thënë një zyrtarë.
Talibanët mohuan përfshirjen në sulmin e armatosur, por qendrat arsimore afgane shpesh janë shënjestruar nga militantët në vitet e fundit. Hamid Obaidi, një zëdhënës i ministrisë së arsimit të lartë, ka thënë se sulmi ka filluar kur zyrtarë qeveritarë priteshin të mbërrinin për hapjen e panairit.
Ndërkohë muajin e kaluar, një sulm jashtë një qendre shkollimi në Kabul ka ndodhur nga një grupi i Shtetit Islamik dhe ka shkaktuar 24 të vdekur. Grupi gjithashtu mori përgjegjësinë për një sulm të vitit 2018 para universitetit në të cilin u vranë dhjetra persona. Dhuna në Afganistan është përkeqësuar në muajt e fundit edhe pse Talibanët po zhvillojnë bisedime paqësore me qeverinë në Doha, Katar.