Tea Trifoni është ish konkurrentja e edicionit të dytë të “Për’puthen”.
Ajo është njëra ndër ish konkurrentet që ka bërë bujë të madhe në media.
Tea u komentua jashtëzakonisht shumë për lidhjen me Andin, e më pas me atë të Beartin.
Ajo sërish u komentua shumë për ndarjen me Beartin e më pas edhe me një lidhje tjetër.
Por si duket ajo dhe lidhjet e dashurisë janë larg me njëra tjetrën.
Disa muaj pasi u zbulua romanca me një fierak, për të cilën kishte hyrë ‘mik’ Fatjoni i “Përputhen”, Tea është ndarë.
Këtë e ka lënë të nënkuptohet vet Trifoni përmes një “meme” në ‘Instagram’ në të cilën i tregon ndjekësve se si do ta “ndjekë” në botën tjetër engjëllin e saj të dashurisë i cili qartazi në këtë botë “nuk e ka kryer punën siç duhet”.
Periudhën post-ndarje nga miku i Fatjonit ajo e ka kaluar në qetësi të plotë duke qenë shumë pasive dhe në rrjete sociale.
Kujtojmë se në janar ajo u shkëput edhe nga emisioni i “Goca dhe Gra”, pasi u ndërrua paneli me vendim të ‘Top Channel’.