×
  • Sport
  • Sport

    Titulli kampion dhe pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, Prishtina “mbush kasat” nga suksesi i këtij edicioni

    FrontOnline
    17 Maj 2021

    Prishtina e dominoi futbollin kosovar këtë edicion. Skuadra kryeqytetase u shpall kampione, duke e fituar titullin e 11-të në elitës së futbollit të Kosovës.

    Mundi dhe sakrifica gati njëvjeçare gjithsesi se do t’u shpërblehet kryeqytetasve dhe atë në forma të ndryshme, shkruan FrontOnline.

    Fillimisht, më e rëndësishmja është Prishtina do të luajë në Evropë, e cila është arsyeja kryesore pse lufton një klub të jetë i suksesshëm në kampionatin nacional.

    Me këtë rast prishtinasit si kampionë do të luajnë në Ligën e Kampionëve, për herë të parë në histori të tyre.

    Evropa ua “mbush kasat”

    Pjesëmarrja në Evropë do t’i pasurojë edhe arkat e Prishtinës.

    Nëse bazohemi në shpërblimet që janë ndarë në edicionin paraprak dhe nëse nuk do të ketë ndryshime eventuale gjatë verës, kryeqytetasit do t’i përfitojnë afro gjysmë milioni nga UEFA.

    Në fakt, ata do t’i marrin 260 mijë euro për shpalljen kampionë dhe 220 mijë të tjera për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

    Edhe pse do të luajë nga faza preliminare, Prishtina pritet t’i marrë 220 mijë, të cilat i kanë të sigurta skuadrat e fazës së parë eliminatore.

    Mirëpo kjo nuk është e tëra. Krahas 480 mijë eurove që pritet t’i marrë nga UEFA, Prishtina do të shpërblehet edhe në rrafshin vendor.

    Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) do ta shpërblejë klubin prishtinas me 30 mijë euro që është shpallur kampion, ndërsa ky klub nga të drejtat televizive do t’i marrë edhe 20 mijë euro, një shpërblim ky linear për të gjitha klubet e Superligës.

    Në total kjo i bie që Prishtina do t’i përfitojë 530 mijë euro, pra rreth gjysmë milioni.

    Sa i përket nënkampionit – Dritës apo Ballkanit – për pjesëmarrje në UEFA Conference League, do t’i marrë 215 mijë euro nga UEFA, ndërsa 20 mijë të tjera do t’i takojnë për shpalljen nënkampion, pra që e mbylli edicionin e dyta.

    Këtyre mund t’ua shtojmë edhe 20 mijë të tjera nga të drejtat televizive, që në total i bie t’i fitojë 235 mijë euro./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport16 Nëntor 2024
    Benjamin Imeri ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke fituar edhe duelin e shtatë në karrierë. Imeri kishte premtuar para përballjes...
    Sport16 Nëntor 2024
    Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 në ‘Air Albania’ ndaj Çekisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë nuk e...
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.