Një sherr mes vëllezërve në Tiranë, ka rezultuar në therjen e njërit prej tyre.
Sipas njoftimit të policisë, një 48-vjeçar pas një debati për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me thikë vëllanë e tij, 53 vjeç, transmeton Klankosova.tv.
I theruri është duke u trajtuar në spital, ndërsa dorasi është arrestuar.
“G. Q., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Don Bosko”, në banesë, pas një debati për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin I. Q., 53 vjeç, banues në Tiranë. 53-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.