Tirana mirëpriti ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh që zgjatën 10 minuta në sheshin “Skënderbej”.
Aktiviteti i organizuar nga Bashkia e Tiranës u prit nga qindra qytetarë që kishin dalë në sheshin e kryeqytetit shqiptar për të pritur Vitin e Ri 2025.
Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj së bashku me artistë dhe qytetarë kanë numëruar mbrapsht për të pritur Vitin e Ri 2025.