Çaji i nxehtë nuk duhet të pihet vetëm gjatë dimrit. Nxehtësia është më e lehtë për t’u duruar nëse “qetësoheni” me një gotë ujë akulli ose ndonjë pije tjetër, transmeton FrontOnline. Sidoqoftë, do të arrini një efekt ftohës shumë më të madh nëse pini një filxhan çaj të nxehtë në vend të limonadës së ftohtë ose akullores. Shkenca ka një shpjegim për këtë fakt në dukje të palogjikshëm.
Në të vërtetë, kur djersa avullon nga lëkura, trupi qetësohet, dhe djersitja arrihet më së miri duke konsumuar pije të nxehta. Për më tepër, djersitja humbet nxehtësinë nga trupi, sepse kur pini çaj të nxehtë, receptorët në gjuhë i dërgojnë një mesazh trurit se trupi ka nevojë për ftohje për shkak të asaj pije të nxehtë dhe më pas e inkurajon atë të djersitet. Nëse pini një pije të ftohtë gjatë verës organizmi do të qetësohet, por jo edhe trupi. Është shumë më mirë të pini çajra të nxehtë gjatë verës, sepse atëherë nuk do të ketë ndryshime të mëdha midis temperaturës së jashtme dhe temperaturës së trupit./FrontOnline/