Këngëtarja legjendare amerikane Tina Turner ka shitur të drejtat për katalogun e saj muzikor, duke përfshirë hite të tilla si “Simple The Best dhe “Nutbush City Limits” kompanisë BMG. BMG gjithashtu mori të drejta për emrin, imazhin dhe sponsorizimin e ardhshëm dhe kontratat e tjera.
Kompania nuk zbuloi sa ka paguar për të drejtat, por burimet e industrisë thonë se është një shumë prej 50 milion dollarësh. Turner tha se është e bindur se muzika e saj është “në duar të besueshme”. 81-vjeçarja është një nga yjet më të njohur në historinë e muzikës pop-rock.
E lindur si Ana May Bulik në Tennessee, ajo u bashkua me grupin Ike Turners si një këngëtare mbështetëse në moshën 18 vjeçe.
Brenda dy vjetësh, ajo ishte një yll, dhe dyshja shënuan një numër hitesh si ‘A Fool In Love’, ‘River Deep’, ‘Mountain High’ dhe ‘Nutbush City Limits’. Ike dhe Tina Turner ishin një nga yjet më të mëdhenj të artit të viteve 1960. Ike dhe Tina u martuan në vitin 1962, por marrëdhënia e tyre ishte e trazuar dhe e dhunshme, dhe Tina paraqiti kërkesën për divorc në vitet 1970.
Turner filloi karrierën e saj solo dhe shpejt tejkaloi partneritetin e saj me Ike, me pesë albume platin, duke përfshirë ‘Private Dancer’ nga 1984, i cili u bë platin tre herë në Mbretërinë e Bashkuar.
Hitet e saj më të mëdha përfshijnë titullin e atij albumi ‘What’s Love Got To Do With It’, ‘Simply The Best’, Steamy Windows, si dhe një temë nga një prej filmave për agjentin sekret James Bond, ‘Golden Eye’.
Ajo fitoi 12 çmime Grammy dhe do të hyjë në ‘Rock and Roll Hall of Fame’ si soliste në tetor, hera e dytë që kur hyri për herë të parë me Ike Turners në 1991./FrontOnline/