Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar pas vendimit të Ushtrues së Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani për të shkarkuar katër konsuj, e njëri nga ta është djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala.
Kadrijaj thotë se Kosova po e pret shkarkimin e burrit të Osmanit.
Ajo thotë se burri i Osmanit rri në Prishtinë por merr pagën e konsullit në Shkup.
Ky është postimi i saj i plotë:Vjosë, Kosova po e pret shkarkimin e burrit tënd, i cili gjithë ditën rrin në Prishtinë por e merr pagën e konsullit në Shkup.
TK!