×
  • Lajme
  • Lajme

    Time Kadriaj-deputetëve të VV-së: Nuk jeni ju për luftë, bash asnjo

    FrontOnline
    02 Qershor 2023

    Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj ka thënë se deputetët e VV-së me sa duket kanë parë shumë filma aksion ditëve të fundit, por ka shtuar se po erdhi përnjëmend puna teri tek lufa “asnjë nga ta nuk janë për këtë punë”.

    Kadriaj në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për zhvillimet në veri tha se lufta nuk bëhet prej karrigeve të Kuvendit e nuk është ashtu siç duket në televizion.

    “Ju që merri me portale, me përçarje po më duket se kohëve të fundit keni parë shumë filma aksion, e që regjinë e bëjnë me regjisor të njohur si Albini e Vjosa e që fundin e bëjnë sipas dëshirën, por që fundi s’po ju del mirë e s’po i del as Kosovës mirë.

    Por lufta e konflikti nuk është as ashtu sikurse nëpër filma se ju nuk e keni përjetu me ngelë në acar e ngricë e të mos kesh ku të strehohesh, të ngelesh pa hëngër e pa pirë e me përjetu halucinacione e nuk po e kuptoni se lufta nuk bëhet prej karrigeve të Kuvendit e me fjalime patriotike se besoj me ndodh, vërtetë s’keni me  e pritë mirë dhe keni me kërku azil se asnjë bash asnjo s’jeni për luftë nëpër vijat e para të fronit”, u shpreh Kadriaj.

    Ajo tha se kryeministri Kurti u zbraps disa herë nga vendimet e tij dhe se me veprimet në veri po e rrezikon Policinë e Kosovës, ushtrinë e të gjitha mekanizmat e sigurisë.

    “Ti asnjë veprim që bërë nuk e mbajte, u zmbrapse i turpëruar. Edhe tash njëjtë po bën duke rreziku Policinë e Kosovës, ushtrinë e të gjitha mekanizmat e sigurisë. Kthjellu ose shko në shtëpi se nuk do të jemi pjesë e agjendave tua që nuk janë në interes të Kosovës. Për herë të parë në historinë e Kosovës i ke bërë aleatët tanë të na kritikojnë e sanksionojnë”, u shpreh Kadiraj.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Gusht 2025
    Gazeta Insajderi ka siguruar pamje që tregojnë që pos tre personave që humbën jetën në Gjilan, edhe i dyshuari për fajde, Mefail...
    Lajme13 Gusht 2025
    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se Albin Kurti dhe partia e tij kanë ardhur në pushtet me gënjeshtra se miqtë...
    Lajme13 Gusht 2025
    LDK në Prizren do të ketë 44 kandidatë për asamble komunale. Listën e plotë e publikoi Driton Selmanaj, kandidat i LDK-së për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Përplasje të dhunshme shpërthyen në Novi Sad, ku protestuesit anti-qeveritarë dhe mbështetësit e presidentit serb Aleksandar Vuçiq u përballën për të dytën...
    Lajme13 Gusht 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me urdhrin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit...
    Lajme13 Gusht 2025
    Vetëm gjatë javës së fundit në Kosovë janë raportuar mbi 633 raste të zjarreve, ndërsa aktualisht nëntë prej tyre mbeten aktive, sipas...
    Lajme13 Gusht 2025
    Nënkryetari i Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti, njoftoi se në Graçanicë – komunë nominalisht me shumicë serbe – nuk do të ketë...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave...
    Lajme13 Gusht 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e plotë me emrat e kandidatëve për Asamblenë Komunale të Prishtinës për zgjedhjet  12 tetorit....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.