Feronikeli ka pësuar humbje në takimin hapës të xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.
“Industrialistët” u mposhtën minimalisht 0:1 nga Arbëria në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Skuadra e Duros me këtë humbje vazhdon të rrezikojë seriozisht ekzistencën në Superligë, pasi është vetëm dy pikë larg zonës së kuqe.
Sikur të mosmjaftonte kjo për trajnerin shqiptar, atij iu kërkua dorëheqje gjatë deklarimit për Art Sport kur iu afrua shefi i sigurisë së skuadrës i cili në transmetim direkt kërkoi nga Duro dorëheqjen.
Së fundmi, janë tifogrupi i Feronikelit të njohur si “Tigrat e Zi” të cilët përmes një postimi në Facebook kanë kërkuar që Duro të dorëhiqet nga posti i kryetrajnerit.
“I gjithë qyteti kërkon dorëheqjen prej teje. Jep dorëheqje Duro”, thuhet në njoftimin e tifozëve drenicas.
Feronikeli pozicionohet në vendin e gjashtë në tabelë me 35 pikë.