Tifozët e Yllit të Kuq, apo siç njihen në Kosovë edhe si tifozët e Crvena Zvezdës, kanë vazhduar me parulla anti Kosovë edhe sonte në Beograd, ku skuadra e tyre është duke luajtur kundër Barcelonës
Ata edhe kësaj here kanë kënduar këngë në kor nacionaliste derisa kanë paraqitur Kosovën me flamurin serb në tribunat e tyre.
Nuk është hera e parë që tifozët e Zvezdës bëjnë këto gjëra, madje ata e bëjnë këtë në çdo ndeshje që e luajnë në Europë, si me ekipin e tyre Kombëtar është edhe me ekipet e tyre që luajnë në gara europiane.
Megjithatë, tifozët e Zvezdës më mirë do të ishte të luanin në fushë dhe të brohorisnin kundër Barcelonës, të cilët janë duke e mposhtur me rezultat 0-1 me golin e Inigo Martinez që e shënoi në minutën e 13 me asistin e Raphinhas. /GazetaExpress/