×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët e Manchester Cityt të shqetësuar me komentet e Rodrit për Real Madridin

    FrontOnline
    22 Nëntor 2024

    Përkrahësit e Manchester Cityt kanë shprehur shqetësimin e thellë rreth komenteve të Rodrit rreth Real Madridit, në intervistën e fundit.

    Rodri luan ndikim të madh te City, me këtë të fundit që pas lëndimit të spanjollit ka katër humbje radhazi dhe ka rënë pesë pikë mbrapa Liverpoolit në garën për titullin kampion.

    Rodri pësoi një lëndim të rëndë në takimin ndaj Arsenalit më 22 shtator, duke këputur ligamentin kryesor të gjurit dhe është konfirmuar se do ta humbasë tërë sezonin.

    Por, spanjolli i ka shtuar shqetësimet e tifozëve të Cityt, duke thënë se do të ishte “i nderuar” nga interesimi potencial i Real Madridit.

    Para kalimit të tij në Angli, Rodri kaloi nëpër akademinë e Villarrealit dhe kaloi një sezon te rivali i Realit, Atletico Madridi.

    Rodri kishte konkurrent kryesor deri në fund yllin e Real Madridit, Vinicius Jr, derisa klubi kishte vendosur ta bojkotojë ceremoninë e “Topit të Artë”, pasi mësuan se braziliani nuk do ta fitojë këtë çmim.

    Por, pavarësisht nervozizmit të Realit pas fitimit të çmimit nga Rodri, ai e vlerëson “interesimin potencial” të klubit spanjoll për të, duke e cilësuar si klubin më të madh dhe më të suksesshëm në historinë e futbollit.

    “Normalisht, nëse Real Madridi interesohet për ty, është një nder shumë i madh për çdo lojtarë, pasi ai është klubi më i madh në histori dhe po ashtu edhe më i suksesshmi”, ka thënë Rodri për “Cadena Ser” në Spanjë.

    Mirëpo, Rodri pak më tutje i ‘zbuti’ tifozët e Cityt me deklaratën e radhës.

    “Pavarësisht gjithçkaje, me shumë mundësi do ta përfundojë karrierën në mënyrë përfekte në Angli”, ka thënë mesfushori spanjoll.

    Rodri ka fituar katër herë Premierligën, derisa një herë ka triumfuar edhe në Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn.

    Ky i fundit gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me Pep Guardiolën deri në vitin 2027, me trajnerin spanjoll që do të kompletojë një dekadë në krye të skuadrës së Cityt./GazetaExpress/

    Nga Rubrika
    Sport25 Dhjetor 2024
    Fenerbahçe po raportohet  se po kërkon ta rikthejë yllin kosovar, Vedat Muriqi. Ndonëse kanë Edin Xhekon gjigantët turk duket se kanë nevojë...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, mirëpriti një fytyrë të njohur për klubin në njërën nga seancat e tij stërvitore, pasi Denzel Seedorf,...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Babai i Neymar Junior ka dhënë detaje që lidhen me vendimin e të birit të tij për ta refuzuar ofertën e Real...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    22 të lënduarit nga aksidenti me autobus në magjistralen Prishtinë-Pejë, kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK, ndërsa gjendja e tyre...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ismet Kryeziu nga KDI-ja, ka reaguar pasi që sot Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, e rrëzoi vendimin për moscertifikimin e Listës...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar ashpër menaxhimin e sektorit të energjisë nga ana e qeverisë Kurti....
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka deklaruar se problemet reale të qytetarëve përfshijnë faturat e energjisë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka reaguar ndaj situatës së rënduar me furnizimin me energji elektrike në...
    Kronika25 Dhjetor 2024
    Zyra për media e Drejtorisë Rajonale e Policisë në Pejë kanë konfirmuar se në aksidentin e ndodhur sot në magjistralen Pejë-Prishtinë ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.