×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët e Llapit organizohen për finalen e Kupës së Kosovës, ndeshjen do ta përcjellin nga sheshi i qytetit në Podujevë

    FrontOnline
    04 Maj 2021

    Llapi do ta zhvillojë finalen e Kupës së Kosovës më 12 maj kundër Dukagjinit.

    Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa të dyja skuadrat e duan trofeun që mundëson daljen në Evropë, shkruan FrontOnline.

    Tifozët e Llapit, “Legjendat” janë organizuar që këtë ndeshje finale ta ndjekin nga sheshi i qytetit përmes projektorit.

    Njoftimi i plotë i tifogrupit llapjan:

    KOMUNIKATË PËR MEDIA RRETH ORGANIZIMIT TË FINALES LLAPI – DUKAGJINI

    Përshëndetje qytetarë llapjanë, anëtarë të tifogrupit “Legjenda” dhe nëngrupit 1932

    Siç edhe jeni njoftuar, skuadra e Llapit më 12 maj do të zhvilloj ndeshjen vendimtare të këtij edicioni, finalen e Kupës ndaj Dukagjinit. Kjo ndeshje zhvillohet në ora 20:45 në “Fadil Vokrri” dhe me gjasë pa praninë e shikuesve.

    Kryesia e Legjendave në koordinim me klubin dhe Komunën e Podujevës ka mbajtur takime për organizimin e mirëfilltë të kësaj ndeshjeje në qytetin e Legjendave.

    Në takimet e mbajtura me Kryetarin e Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi dhe Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u koordinuam që të organizojmë ndjekjen e ndeshjes nga Sheshi 4 Dëshmorët me anë të projektorit, gjithnjë në respektim të masave anti-covid: distancën 2m, mbajtjen e maskave dhe pajisjeve mbrojtëse të cilat janë OBLIGATIVE për të marrë pjesë në organizim.

    JU LUTEMI të keni parasysh se jemi në vëzhgim të organeve kompetente të sigurisë(Policisë dhe Inspektoriatit) andaj mos krijoni tollovi përshkak se mund të na shkoj huq organizimi.

    Ju lutemi të keni parasysh të keni pajsijet me simbolet e Legjendave dhe Llapit (maica, shalla, duksa).

    Poashtu qyteti i Podujevës, përkatësisht Sheshi 4 Heronjtë do stoliset bardh e kaltër të cilët do jenë në Shesh për të simbolizuar përkrahjen për skuadrën e qytetit.

    Të dashur llapjanë, jemi të vetëdijshëm se po krijohen presione të caktuara nga individë të ndryshëm mbi skuadrën e Llapit, por kjo nuk na pengon në mobilizimin tonë për ta arritur synimin, sjelljen e trofeut në Llap.

    Është moment vendimtar për ta mbështetur fuqishëm skuadrën edhe pse jo nga tribunat aty ku e kemi vendin, por ne llapjanët jemi të mobilizuar për ta përkrahur skuadrën edhe nga sheshi i qytetit.

    Llapjanë të nderuar, ta mbështesim skuadrën tonë të zemrës. Ta mbështesim rrugën e djelmoshave pas shumë sfidave drejt sjelljes së trofeut. Ta përkrahim KF LLAPIN – Krenarinë e qytetit

    Me respekt

    KRYESIA E LEGJENDAVE“./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport15 Nëntor 2024
    Rumania dhe Kosova ndeshen sonte në Bukuresht në kuadër të Ligës së Kombeve. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.
    Sport15 Nëntor 2024
    Tifozët mezi po presin që të shohin meçin mes Mike Tyson dhe Jake Paul. Kjo luftë ka tërhequr interesim të madh dhe...
    Sport15 Nëntor 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një njoftim për tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen e sontme, Rumani-Kosovë. Federata...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar me ministrin e qeverisë Kurti, Faton Peci i cili i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar ‘Turneun e Ndryshimit’ në Podujevë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “nga Podujeva deri në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Daut Haradinaj nga AAK ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, ka përfituar grant 100 mijë euro...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Listës së ndalimit të doracakut “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, iu shtua edhe komuna e Mitrovicës.Përmes një njoftimi nga kjo komunë, ata...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Policia e Shtetit ka sekuestruar gati 700 mijë euro gjatë një kontrolli që iu bë veturës së një shtetasi shqiptar derisa i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tashmë i pavarur, Haki Abazi, ka reaguar pasi ministria e Faton Pecit i dha 100 mijë euro vëllait të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.