Përkundër largimit nga Fenerbahçe, sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi vazhdon të jetë një idhull për tifozët e klubit turk, shkruan FrontOnline.
Një faqe e njohur ‘Fener Ajans’, përmes rrjeteve sociale, ka bërë një pyetje për tifozët: “Cilin sulmues dëshironi që Fenerbahçe ta transferoj?”.
Në këtë listë bënin pjesë katër sulmues të njohur: Edin Dzeko, Olivier Giroud, Burak Yilmaz dhe Vedat Muriqi.
Mbi 80 mijë tifozë morën pjesë në këto votime, ku 37.9 për qind ishin pro rikthimit të Vedat Muriqit në Superligën e Turqisë.
28.3 për qind ishin për sulmuesin e Chelseat, Olivier Giroud dhe 24.2 për qind për sulmuesin boshnjak të AS Roma, Edin Dzeko.
Sulmuesi i Kosovës u transferua nga Fenerbahçe për në Serie A te skuadra e Lazios për 18.5 milionë euro gjatë shtatorit 2020./FrontOnline/