Përfshirja e mundshme e Todd Boehly në një faqe për shitje biletash ka çuar në kërkimin e një hetimi nga Chelsea Supporters’ Trust (Tifozët zyrtar të Chelsea) ndaj presidentit të klubit.
51-vjeçari ka qenë shpesh shkak për zemërimin e tifozëve Blu pas blerjes së klubit nga BlueCo për 4.25 miliardë funte në vitin 2022.
Ndërsa shumë tifozë janë lodhur nga drejtimi dhe rekrutimi i klubit, CST tani i ka shkruar kryetarit të Premier League, Richard Masters, duke kërkuar veprim ndaj Boehly.
Tifozët pretendojnë së amerikani është drejtor në Vivid Seats – një kompani që lejon shitjen e biletave për tifozët, përfshirë ata të Chelsea, me çmime shumë më të larta se vlera e tregut.
Për më tepër, Vivid Seats është listuar në faqen e internetit të Premier League si një “faqe biletash të paautorizuara”, ku ata inkurajojnë tifozët të “ushtrojnë kujdes të jashtëzakonshëm” nëse përdorin atë për të blerë bileta.
Në një letër të hapur drejtuar Masters, CST kritikoi Boehly, i cili ka rreth 13 për qind aksione në Chelsea. Ata thanë: “Shumë anëtarë të CST janë dukshëm të zemëruar për këtë lidhje dhe na kanë shkruar.”