Avokati Tomë Gashi dhe profesori Muhamet Hamiti janë përplasur në studion e Pressing pas vendimit të Gjykatës Supreme që nuk lejoi kandidimin e Albin Kurtit për deputet.
“Çka ka lypë Vetëvendosja ka gjetë’, tha Hamiti në Pressing por fjala iu ndërpre nga Tomë Gashi.
“E berë zëdhënësin e Vetëvendosjes, prit tash pak”, ia ktheu Hamiti.
“Qysh-qysh profë. Nuk jam unë zëdhënës i Vetëvendosjes. Janë do të tjerë. Unë jam përkrahës publik”, tha Gashi.
“Zëdhënësit e VV’së janë më të mirë se unë, prandaj janë zgjedh”, shtoi Gashi.
“E ti zgjedhënësin e kujt je tu e bë”, pyeti Gashi – Hamitin.
“Unë LDK jam por ti po thua edhe jam edhe s’jam. Unë jam në LDK dhe kam qenë prej fillimit”, tha Hamiti.