Në shtëpinë e Big Brother Vip Albania nuk mungojnë debatet as mes Luizit dhe Armaldos. Sot të dy kanë pasur një debat dhe shkak u bë “grupimi” i Luizit. I pyetur nga Armaldo, Luizi tha se ka ushtarë dhe aleatë. Kurse Maestron u shpreh se e ka zar.
“Ty të kam zar. Të hedh kur të dua unë.”, i tha Luizi-Armaldos.
” O gjeneral, e di çfarë do bësh ti? Kur të mblidhen të gjithë për ndarjen e punëve, aty thuaja të gjithve në sy se çfarë i ke. Tregoji ushtarët.”, iu përgjigj Armaldo.
“Po aty do ta them. Do ta filloj nga ty.”, iu përgjigj Luizi
“Po Beatin?”, pyet Armaldo.
“Aleat”, përgjigjet Luiz.
” Do i marrësh vesh dhe aleatët e tjerë. Vetëm mos harro që ty të kam zar. Të kap të hedh kur të dua”, i thotë Luizi.
” Po ti e di ça të kam unë? Lulush.”, përgjigjet Armaldo