Analisti Rron Gjinovci dhe, Astrit Haraqija janë përplasur në emisionin Pressing në T7 për rezultatin e zgjedhjeve në komunën e Besianës.
Rron Gjinovci ka thënë se nënkryetari i LDK’së Agim Veliu është dështak dhe këtë e ka vërtetuar rezultati i votimit.
“Agim Veliu është dështak. Ai u kap për një fjale të Kurtit. Dha dorëheqje nga komuna për të shkuar në qeveri për të kundërshtuar Kurtin dhe përsëri dështoi. Po të mbahej gara e dështakëve ai do të dilte i dyti”, tha ai.
Ndërkohë Haraqija tha se Veliu nuk mund të quhet dështak për sa kohë që ai ka fituar për 20 vite në një komunë.
“Nuk është dështak ai. Ti nuk je askush që të tregosh kush është dështak”, tha ai.
“Ti Astrit Haraqija je dështaku i parë. Ke dështuar në të gjitha aspektet në politikë. Po i thua vetes i suksesshëm në politikë. Por edhe unë mund të them që jam mbretëresha e Anglisë, gjë që nuk jam”, shtoi Gjinovci.
“Unë kam qenë kryetar komune me 27 vjet. Ministër me 30 vjet. Je i ri djalosh. Po ngutesh”, tha Haraqija.