×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ti e meriton veq një plumb te dryshkt ne ball” – Arrestohet i dyshuari për kërcën*im ndaj Ramush Haradinajt, kërkohet paraburgim

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2024

    “Ti e meriton veq një plumb te dryshkt ne ball”

    Kështu u kërcënua dje në Facebook kreu dhe kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj. Madje, duke mos u mjaftuar me këtë, Haradinaj edhe u sha me nënë.

    Ky kërcënim atij i erdhi nga një llogari me emrin “Shpat Sokoli”.

    Gazeta Paparaci nga burimet e saj ka mësuar se personi i dyshuar për kërcënimin ndaj Haradinajt është arrestuar.

    Madje për të njëjtin Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh.

    Paparaci kontaktoi edhe me policinë dhe Zyrën për Informim të AAK-së, por as njëra dhe as tjetra nuk e konfirmuan arrestimin.

    Ndryshe, me t’u përhapur lajmi për kërcënimin e Haradinajt, llogaria me emrin “Shpat Sokoli” u zhduk dhe u fshinë të gjitha postimet dhe fotot.

    Por, në orët e vona, një llogari në Facebook me emrin “Lüftung Montage Anlage” u lajmërua, duke pretenduar se është pikërisht Shpat Sokoli “i vërtetë”.

    Ky profil pretendon se atij i është keqpërdorur emri.

    “Sot jemi të shqetësuar nga kërcënimet që një person me emrin në Facebook, Shpat Sokoli, i ka bërë ndaj Kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj. Ne dënojmë ashpër këto kërcënime dhe nuk pajtohemi kurrsesi me një formë të tillë komunikimi”.

    “Njëkohësisht, dëshiroj të sqaroj publikisht se unë, Shpejtim Sokoli, (i thirrur Shpat) nuk jam personi që ka kërcënuar z. Haradinaj”, u shpreh ky profil.

    Ai po ashtu tha se raportimet në media gjatë ditës së sotme për të “janë të pavërteta”.

    “Gjithashtu, familja jonë është shumë e shqetësuar nga publikimet në media që aludojnë në mënyrë të pavërtetë për mua. Ju lutem, mos vazhdoni të më inkriminoni as mua dhe as emrin e familjes sime”, u tha në deklaratën e postuar nga profili “Lüftung Montage Anlage”.

    Shumë reagime pati pas këtij kërcënimi ndaj ish-kryeministrit Haradinaj.

    Deputeti Bekë Berisha tha se do t’i ftonte për raportim shefin e AKI-së dhe Drejtorin e Policisë për të raportuar për kërcënimin ndaj Haradinajt dhe Ilir Mirenës.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përfunduar regjistrimin e popullsisë për vitin 2024, duke ofruar të dhëna të rëndësishme për numrin...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e regjistrimit të popullsisë, sipas së cilave në Kosovë janë rreth 31 mijë...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjatë ditës së sotme i ka prezantuar rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë. Ndër tjerash ASK-ja ka...
    Të tjera
    Vip19 Dhjetor 2024
    Gjesti ka vazhduar me energjinë e tij edhe pas përfundimit të festës së organizuar nga ‘Vëllai i Madh’, teksa kjo vazhdoi edhe...
    Vip19 Dhjetor 2024
    Lela ka ngacmuar Gjestin për raportin e tij me Xhenetën pas përfundimit të festës në shtëpi. Ajo u shpreh se për shkak...
    Vip19 Dhjetor 2024
    Leo dhe Gjesti kanë debatuar për shoqërinë e tyre pas përfundimit të festës mbrëmë. Të dy patën akuza kundrejt njëri-tjetrit teksa Leo...
    Vip19 Dhjetor 2024
    Sara dhe Driloni kanë kaluar kohë me njëri-tjetrin pas mbarimit të ndejës së organizuar nga ‘Vëllai i Madh’ mbrëmë. Teksa qëndronin në...
    Vip19 Dhjetor 2024
    Lela dhe Leo janë përplasur me njëri-tjetrin pas mbarimit të festës së organizuar nga ‘Vëllai i Madh’ mbrëmë. Shkak i përplasjes së...
    Vip19 Dhjetor 2024
    Gresa dhe Rovena që nga fillimi i rrugëtimit të tyre në Big Brother VIP Kosova nuk kanë pasur raporte të mira mes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.