×
  • Auto
  • Auto

    Thyhet rekordi, Mustang GTD është vetura më e shpejtë amerikane në pistën e famshme

    FrontOnline
    11 Dhjetor 2024

    Ford Mustang GTD është vetura më e shpejtë amerikane në pistën e famshme “Nürburgring”.

    Veturat amerikane rrallë mund të konkurrojnë me ato evropiane në këto situata, por “Super Mustang” mund të sfidojë edhe më të fortët.

    “Dua të shoh Porsche-n, Aston Martin-in dhe Mercedesin të lodhen”, tha shefi i Ford-it, Jim Farley kur u zbulua Mustang GTD.

    Me më shumë se 800 kuaj fuqi dhe lëvizje me rrota të pasme, GTD është në thelb një version legal i Ford-it Mustang GT3 dhe në letër tashmë dukej sikur do të përmbushte dëshirat e Farley-t.

    Mustang GTD më në fund doli në “Nürburgring” dhe arriti të arrijë një kohë nën shtatë minuta – konkretisht, 6:57:66. Me këtë, ajo u bë makina e parë amerikane që kaloi pistën kaq shpejt.

    Pavarësisht rekordit të ri, Farley beson se ata kanë shumë më tepër për të ofruar.

    “Ekipi që qëndron pas Mustang GTD ka zbatuar atë që kemi mësuar gjatë dekadave në pistë, dhe ka krijuar një Mustang që mund të konkurrojë me superveturat më të mira në botë”, tha Farley.

    “Ne jemi krenarë që jemi prodhuesi i parë amerikan, vetura e të cilit kalon ‘Nürburgring’ në më pak se shtatë minuta, por nuk jemi të kënaqur. Ne e dimë se ka shumë hapësirë ​​për përmirësim. Ne do të kthehemi”, tha Farley pas këtij rezultati të madh. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Auto05 Prill 2025
    Concorso d’Eleganza Villa d’Este është bërë një ngjarje ku BMW nxjerrë disa vetura mahnitëse. Është vendi ku prodhuesi i automjeteve zbuloi konceptin...
    Auto04 Prill 2025
    Pas prezantimit të sistemit të ri operativ dhe platformës teknologjike Pleos në konferencën për zhvilluesit në Seul, Hyundai Motor Group njoftoi se...
    Auto03 Prill 2025
    Gjatë dy muajve të parë të 2025, shitjet e veturave të reja elektrike u rritën me 28,4%. Deri në fund të shkurtit...
    Të tjera
    Lajme05 Prill 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbizotërojë këtë vikend në Kosovë. E diel: Do të mbajë mot...
    Lajme05 Prill 2025
    Ish-shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta largojnë taksën ndaj ShBA-së për importin për...
    Lajme05 Prill 2025
    Një person ka humbur jetën pasi e zuri dheu në një vend-punishte në Veternik të Prishtinës. Klankosova.tv mëson se personi që vdiq...
    Lajme05 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurtiu, ka pritur një grup nxënësish dhe profesorësh nga Bonsjë dhe Hercegovina. Në delegacion ishin të pranishëm përfaqësues...
    Lajme05 Prill 2025
    Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, ka bërë të ditur se sot ka qenë për vizitë në Drenas, tek familja Lladrovci....
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Ish-presidenti Barack Obama ka bërë thirrje për mbrojtjen e vlerave demokratike dhe kundërshtimin e politikave të presidentit Donald Trump, duke paralajmëruar amerikanët...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.