Zyret e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Vushtrri janë thyer sot rreth orës 10:40.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti në një përgjigje për Front Online ka thënë se sot është raportuar për një rast të vjedhjes në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Vushtrri.
Sipas tij, rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse.
“Sot rreth orës 10:40, në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar një rast ‘vjedhje’ i ndodhur në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Vushtrri. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatësve”, ka thënë Zahiti.