Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit është organizuar tryezë e rrumbullakët, me moton “Thyerja e barrierave, plotësimi i boshllëqeve”.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka thënë se Dita Botërore e Diabetit është një fushatë globale ndërgjegjësimi që synon të rris mirë informimin për diabetin, të rris kujdesin për diabetikët dhe të mbështesë ata që preken nga kjo sëmundje.
Ajo është shprehur se diabeti është shkaku kryesor i vdekjeve dhe paaftësisë në nivel globa, por siç u shpreh, është një gjendje që mund të parandalohet me zgjedhjet e duhura të stilit të jetës, edukimin dhe ndërhyrjen e hershme.
“Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me mbështetjen e Projektit AQH, organizon Tryezë të rrumbullakët, me moton: “Thyerja e barrierave, plotesimi i boshllëqeve”.
“Në këtë tryezë morën pjesë: Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha-Bunjaku, Drejtoresha e QRSHP, Dr. Adnora Nurboja, Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Pejës, z. Petrit Loci, Kryetari i Shoqatës së të Sëmurëve me Diabet, z. Idriz Ethemi, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së të Sëmurëve me Diabet, Dr. Islam Osaj, Specialistja e Shëndetit Publik, Dr. Florije Basholli, përfaqësuesja e Projektit AQH, znj. Elvira Rasimi, si dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.