×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Thesari i shëndetit: Pija plot vitamina dhe minerale shëron lodhjen pranverore!

    FrontOnline
    13 Prill 2024

    Të hapurit e shpeshtë të gojës, humbja e vullnetit, lodhja e shpejtë janë vetëm disa nga simptomat të cilat i ndiejmë në periudhën kalimtare nga dimri në pranverë, por që i sjell lodhja pranverore.

    Për të ngritur nivelin e energjisë, po ju propozojmë pijen e shëndetshme dhe të shijshme të pasur me vitamina dhe minerale.

    Periudha kalimtare nga njëra stinë në tjetrën mund shumica ta ndiejnë, ndërkaq shkaktar i saj është lodhja pranverore.

    Lodhja e shpejtë, ulja e përqendrimit, hapja e gojës dhe ndjenja e vazhdueshme e nevojës për gjumë janë simptoma të cilat shfaqen, por që janë rezultat i aktivitetit të dobët fizik dhe i marrjes së pakët të vitaminave.

    Një ndër ngritësit më të mëdhenj të energjisë i pranishëm në pemët dhe perimet e freskëta është vitamina C.

    Pos që ndihmon me rastin e absorbimit të hekurit, është thesar i vërtetë i shëndetit.

    Për të plotësuar nevojën për këtë vitaminë dhe për minerale të tjera, ju propozojmë një pije të thjeshtë dhe të shijshme e cila zgjon nga gjumi “dimëror”.

    Përbërësit e nevojshëm:

    – 4 fletë të mëdha panxhari,
    – 1 karotë e madhësisë mesatare e grirë në rende,
    – 1 domate e shtrydhur,
    – 1 lugë e vogël mjaltë,
    – 2 lugë të vogla lëng limoni,
    – gjysmë luge të vogël shafran,
    – disa kube panxhari të kuq,
    – pak xhenxhefil të grirë në rende (sipas dëshirës),
    – 2 dl ujë,
    – disa kube akull.

    Përgatitja:

    Vendosni të gjithë përbërësit në një blender ose shtrydhëse frutash, përziejeni dhe shijoni pijen e shëndetshme energjike./Telegrafi

    Nga Rubrika
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Aronia, e njohur gjithashtu si “manaferrat e zezë”, është një frut i vogël dhe i fuqishëm, që ka fituar vëmendje të madhe...
    Lifestyle07 Janar 2025
    Kina aktualisht po përballet me një shpërthim të metapneumovirusit njerëzor (HMPV) dhe videot në mediat sociale tregojnë spitale të mbingarkuara dhe sisteme...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Deputetë të Parlamentit Evropian kanë kritikuar ekzekutivin e BE-së për “vonesë të madhe” në zbatimin e një ligji të rëndësishëm që synon...
    Vip08 Janar 2025
    Xuxi ka akuzuar Drilonin se përdorë hapa për qetësim, dhe mungesës së emocioneve. Këtë deklaratë ai ia kishte thënë Xhenetës e cila...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Bashkimi i Kanadasë me SHBA-në nën kërcënimin e tarifave tregtare, marrja nën kontroll e Kanalit të Panamasë dhe Greenlandës edhe me forcë...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Panamaja ka këmbëngulur se sovraniteti i saj mbi Kanalin e Panamasë është “i panegociueshëm” pasi presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Një trup i pajetë është gjetur gjatë kërkimit të dy burrave britanikë që u zhdukën në Dolomites, tha shërbimi i shpëtimit alpin...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Të gjithë familjarët që konsumojnë deri në 700 kw/orë do të paguajnë 1 lek më pak deri më 31 dhjetor 2025. Vendimi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.