Rreth orës 18: 30 minuta një person është lënduar me një mjet të mprehtë në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.
“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, ka thënë Ahmeti./Front Online