Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një 57-vjeçari si pasojë e therjes me thikë në Zllakuqan të Lipjanit.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se sipas informacioneve të para, dyshohet se si pasojë e një mosmarrëveshje ka rezultuar me plagosje mes dy personash.
Njëri nga të lënduarit, sipas Ahmetit, ka vdekur kurse tjetri është dërguar për tretman mjekësor.
“Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure”, njofton Ahmeti.
Për rastin, janë arrestuar dy persona.
“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për për ndriçimin e plotë të rastit,ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar”.