Një therje me thikë ka ndodhur minuta më parë tek Kampi i Azilantëve në Vranidoll.
Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Sipas Policisë personi i cili ka mbetur i lënduar është dërguar për trajtim në QKUK.
“Rreth orës 19:30 është raportuar për një therrje me thikë të ndodhur në “Vranidoll” respektivisht në Qendrën e Azilkërkuesve. Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e e para dyshohet për një persona të lënduar nga mjeti i mpreht ( thikë) i cili është transferuar në QKUK për trajtim të metjmë mjekësor. Ndërlidhur me rastin, veprimet e shpejta policore kanë rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar dhe aktualisht është iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit. Viktima dhe të dyshuarit janë shtetas të huaj”, thuhet në përgjigjen e Policisë.