Therje me thikë në Prishtinë, i mituri po trajtohet në QKUK
Është raportuar se një i mitur është i lënduar, dyshohet me mjet të mprehtë thikë dhe është duke u trajtuar në QKUK.
Nga i lënduari është kuptuar se kishte një zënkë me një të dyshuar dhe si pasojë e zënkës ka ndodhë lëndimi i viktimës.
I dyshuari është kontaktuar dhe do të lajmërohet n polici në ditët e ardhshme. Rasti është duke u hetuar.