Një therje me thikë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:05, në Podujevë.
Policia bën të ditur se një person ka pësuar lëndime trupore pasi u sulmua fizikisht nga tre të dyshuar.
Lidhur me këtë rast, një nga të dyshuarit është arrestuar, i njëjti pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.
“Podujevë 08.01.2023 – 23:05. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë incidentit njëri nga të dyshuarit e ka qëlluar me thikë në kraharor viktimën. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile. Lidhur me rastin është arrestuar njëri nga të dyshuarit i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.