Një person në Mitrovicë, ka raportuar të shtunën në polici se është therur me thikë.
Dyshohet se motivi i rastit është një hasmëri e mëhershme, thuhet në raportin e policisë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal, ku edhe është duke vazhduar trajtimin.
I dyshuari nuk është hasur dhe as mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra, tha tutje policia.