×
  • Lajme
  • Lajme

    The*rja e katër personave në Ferizaj, Skenderi: Të zbardhet qëllimi pas këtij kr*imi

    FrontOnline
    13 Nëntor 2024

    Të hënën Ferizaj u trondit nga një rast i rëndë.

    Një burrë i ka therur me thikë katër persona, në mesin e tyre dy vajza të mitura.

    Lidhur me rastin ka reaguar edhe drejtori i Organizatës Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, Isak Skenderi.

    Skenderi në reagimin e tij bëri thirrje që të zbardhet qëllimi pas këtij krimi.

    “Autoritetet ta kualifikojnë saktë këtë akt. Çdo jetë ka vlerë, dhe qëllimi pas këtij krimi duhet të zbardhet dhe ndëshkohet përkatësisht. Kryetari i Komunës së Ferizajt konfirmoi se sulmuesi u arrestua pas sulmeve, por eshte thelbersore që motivet e tij të hetohen në detaje, duke marrë parasysh çështjen e qartë që kemi përballë – kur viktimat “e rastësishme” i përkasin një grupi të vetëm etnik, duhet të pyesim pse”, tha Skenderi transmeton Klankosova.tv

    Ai dyshon se kjo ngjarje është e movituar në aspektin etnik.

    “Incidenti i fundit në Ferizaj, ku dy vajza të mitura dhe dy burra nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian u sulmuan barbarisht me thikë, ka tronditur shoqërinë tonë. Ky akt dhune nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet. Për më tepër, natyra e tij e vërtetë nuk duhet të relativizohet. Sipas raporteve të para, sulmuesi sulmoi kalimtarët te rastit, por të gjithë viktimat i përkasin këtyre komuniteteve minoritare. Një model i tillë sugjeron diçka më të thellë dhe shumë më shqetësuese: nje krim me motivim etnik i nxitur nga urrejtja”, tha ai.

    “Ky nuk është krimi i parë i urrejtjes në shoqërinë tonë, që synon komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Për një vend kaq të vogël, jemi të mbushur me shumë incidente të motivuara nga paragjykimi etnik dhe intoleranca e thellë. Historia ka treguar se Romët dhe komunitetet e tjera janë mbajtur të margjinalizuar, të mbajtur poshtë në kushte degraduese për të ruajtur sistemet e shfrytëzimit social. Eshtë e pabesueshme qe kjo vazhdon të shfaqet edhe sot – kur komunitetet përdoren si shpërthyes të mllefit dhe urrejtjes. Ne një shoqëri demokratike, moderne si Kosova, jo çdo qytetar ndihet i sigurt, i vlerësuar dhe i respektuar”, theksoi ndër të tjera Skenderi

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    “Policia e Kosovës mbrëmë ka ndaluar drejtorin e shkollës fillore nga Gojbulë në pikën kufitare në Jarinjë. Arsyeja ishte se ai kishte...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ka dështuar në mungesë kuorumi, që të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Në rend dite, sot në...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, ka takuar mbrëmë në një darkë pune, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, me të cilin u diskutuan çështje...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Tre vila janë djegur në fshatin Koshutan të Pejës. Rasti raportohet se ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:00, njofton raporton 24...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë vizituar punimet në dy klinika të QKUK-së. Bëhet fjalë për punimet në...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Një burrë raportohet se u arrestua të marten në Mitrovicën e Veriut. Kjo pasi një grua ka raportuar në polici se vajza...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do të organizojë protestë sot para Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas njoftimit, me këtë protestë, FSSHK...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Anëtari i Komisionit për Administratë Publike, Isak Shabani, ka kritikuar Qeverinë për rritjen e numrit të anëtarëve në KPMSHC. Deputeti i PDK-së,...
    Kronika14 Nëntor 2024
    Një 24-vjeçar është therur mbrëmë në Gjilan. Sipas policisë, deri te therja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje Ndërkaq i dyshuari ende...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.