Policia njofton se një person është therur me thikë nga një i dyshuar në Fushë Kosovë.
Si pasojë e lëndimeve të marra nga sulmi, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga Policia.
Rasti vazhdon të hetohet.
“Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë, 12.04.2022 – 16:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Viktima deklaron se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, me ç ‘rast ka pësuar lëndime. I dyshuari është kërkuar nga policia mirëpo deri më tani nuk është hasur. Lidhur ma rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline