Mbrëmjen e së premtes, në Kukës dyshohet se është therur një i mitur.
15-vjeçari është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, përcjell Klankosova.tv.
“Rreth orës 20:30, në qytetin e Kukësit, pranë Muzeut, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me mjet prerës një 15- vjeçar, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen autorit/ve, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.