Një 19- vjeçar është therur sot me thikë në Drenas, pas një rrahje mes disa të rinjve.
Rastin për Front Online, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, janë identifikuar dy persona të dyshuar për këtë rast.
“Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull 19 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti./FrontOnline/